Zeka: Duajeni liqenin tuaj, uji është dhunti natyrore

Edhe gjatë muajit qershor ka vazhduar realizimi i aktiviteteve të projektit “DUANE LIQENIN TUAJ”, në kuadër të programit “Empower – Engage – Build Ownership”, financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, të menaxhuara nga Zyra e BE në Kosovë, mbështetur nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe implementuar nga AZHR – Lindje.

Agim Zeka, drejtor ekzekutiv i Agjencisë per Zhvillim Rajonal Lindje, ka thënë për mediafokus.info se gjatë këtij muaji vazhduam me pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave për rreth liqenit të Livoqit dhe si rezultat tek liqeni është krijuar një ambient i pastër dhe i bukur si asnjë herë më parë.

“Lusim të gjithë peshkatarët rekreativ sportiv dhe të gjithë vizitorët që të jenë të kujdesshëm të ruajnë ambientin pranë liqenit dhe t’i hudhin mbeturinat në kontinierët e vendosur.

Projekti DUANE LIQENIN TUAJ përfundon në fund të muajit korrik, por LIQENI ËSHTË I JUAJI gjatë tërë vitit kështu që DUANE LIQENIN TUAJ dhe mbajeni të pastër.

Mos hudhni mbeturina dhe mundësisht largoni mbeturinat e ndonjë vizitori të pakujdesshëm, nuk është turp të pastrosh ambientin ku qëndron, turp është t’a ndotësh atë”, ka apeluar Zeka.