Lajm i hidhur: COVID-19 ia merr jetën kameramanit shqiptar

Covid-19 ia merr jetën kameramanit shqiptar. 51-vjeçari Shenoll Ahmeti, i punësuar në RTVM, si kameraman, ka ndërruar jetë, raporton lajmpress.

Ai ishte i hospitalizuar një javë më parë, ndërkohë që gjendja i ishte përkeqësuar ditëve të fundit. Ahmeti sipas kolegëve të tij, më parë nuk kishte probleme shëndetësore.

Para një muaji, betejën me Covid-19 e humbi edhe 44 vjeçari, Bekim Bajramoski, i punësuar në një televizionin lokal të rrethit të Strugës.