Gjilani po shpreson që rastet aktive me Covid-19 të negativizohen

Komuna e Gjilanit po i pret mostrat e 32 rasteve që janë aktive me virusin Corona, pët të cilat shpresohet që të negativizohen në mbrëmje, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, pas takimit të Qendres Operative Emergjente.

Statusi i plotë i Ismajlit, në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Sot, në Qendrën Operative Emërgjente, patëm takimin e rradhës me ekipën e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Spitalin Rajonal, dhe, Policinë e Kosovës.

Nga ky takim është konstatuar që gjendja përgjithësisht është e qetë, dhe, nuk kemi raste të reja shtesë. Tashmë, sonte po i presim rezultatet e mostrave të 32 të infektuarve, të cilët janë në vetë izolim. Po besojmë dhe shpresojmë që këto mostra do të dalin si negative dhe këta pacient përfundimisht të shërohen.

Jemi duke punuar intensivisht që këtë fazë ta përmbyllim me sukses të plotë, dhe, t’i kem të gjitha rastet e shëruara plotësisht.

Falënderojë të gjithë ekipën menaxhuese për bashkëpunimin e sinqertë, në të mirë të menaxhimit të këtyre rasteve. Jemi bashkë afër këtyre familjeve për ta tejkaluar këtë fazë, në mënyrë që t’i kthehemi realitetit shumë shpejt.

#bashkeiadalim