Gjilani shënon viktimën e tretë të Coronavirusit

Gjilani shënon viktimën e tretë të Coronavirusit. Një pacient nga Gjilani ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me Coronavirus, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur para pak minutash Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Pacienti i parë, Xh.R. (1946) nga komuna e Gjilanit, përveç sëmundjeve të tjera, ishte i diagnostikuar edhe me Covid-19”, u bë e ditur nga ky njoftim, transmeton Mediafokus.info.

Kjo është viktima e tretë e Coronavirusit në Gjilan, ndërkohë që brendra tre muajve janë shënuar 142 raste pozitive, 70 persona janë shëruar plotësisht, 69 janë janë në vetizolim, derisa një pacient është në hospitalizim./Mediafokus.info/