Gjilani shkon në balotazh / Alban Hyseni me Arbër Ismajlin
Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting, gara për kryetar të komunës së Gjilanit do të shkojë në balotazh.
Rezultatet paraprake tregojnë se Alban Hyseni nga LVV prin me 48.1% të votave, ndërsa Arber Ismajli nga LDK ka marrë 36.1%.
Kandidatët e tjerë renditen kështu: Riad Rashiq (PDK) me 12.9%, Nazim Gagica (AAK) – 2.3%, dhe Isa Agushi nga BNA me 0.7% të votave.

Marxhina e gabimit është 2%, sipas kompanisë, ndërsa për Exit Poll-in janë intervistuar mbi 50 mijë persona në 12 komuna të Kosovës.

