Sa mullinj me ortakëri të përzier kishte dikur Gjilani

Mullinjtë me ujë janë objekte që zanafillën e kanë shumë herët.

Zakonisht janë ndërtuar pranë lumenjve apo përroskave me prurje të përhershme uji gjatë pjesës më të madhe të vitit, shkruan portali mediafokus.info

Në të kaluarën, mullinjtë kanë pasur rëndësi të madhe dhe shumëdimensionale për popullin e trevave të Kosovës.

Përveç rëndësisë ekonomike, mullinjtë kanë shërbyer edhe si vend për takimin e kaçakëve të kohërave të ndryshme, për shkak të pozitës së tyre gjeografike shumë të përshtatshme.

Shpesh janë shfrytëzuar edhe si oda të burrave, por edhe si vend strehim për kalimtarë dhe për njerëz të ardhur nga larg për të bluar drithin.

Shumica e mullinjve sot nuk punojnë dhe vetëm aty-këtu gurët vazhdojnë të rrotullohen prej shekujve, për të shtypur kokrrat e grurit.

Mullinjtë te ne, në të shumtën e rasteve përbëhen nga dy kthina. Njëra pjesë ka shërbyer për bluarje, ndërsa pjesa tjetër, përcjellëse, ka shërbyer për prije.

Gjilani ka pasur shumë mullinj, kryesisht pranë rrjedhave të lumenjve Morava, Llapushnica, Perlepnica, Zhegra e shumë të tjera.

Mullinj, disa sosh, ka pasur edhe në qytetin e sotëm, vazhdon shkrimi i portalit mediafokus.info.

Si rajon bujqësor, Gjilani kishte nevojë edhe për mullinj, që në këtë anë të Kosovës, llogaritet se kanë qenë të shumtë. Vetëm lugina nga Stançiqët deri ne Zhegër i kishte mbi 20 mullinj, ndërsa përroska “Vrella e Pidiqëve” i ka pasur dikur 6 të tillë.   

Dr Shevqet Mehmet, është një nga adhuruesit e mëdhenj të trashëgimisë.

Ai ka evidentuar të gjithë mullinjtë në Zhegoc, Parallovë, Bresalc, Livoç, Gumnishtë edhe Cërnicë, që sipas tij, ishin rreth njëzet.

Është interesant se disa prej mullinjve kanë qenë pronë e përbashkët, madje edhe ka pasur raste kur ortakë kanë qenë një shqiptar dhe një serb.

Dr Shevqet Mehmet i ka evidentuar këto objekte edhe sipas emërtimeve që kishin./mediafokus.info

ZHEGOC

1.MULLIRI I HAMITOVITEVE
2.MULLIRI I BAJRAMOVITEVE 

PRALLOVE, BRESALC

3.MULLIRI I DENIQEVE,
4.MULLIRI I MUHAXHEVERE (mulliri i REXHES)
4.MULLIRI I SHASHIVAREVE
5.MULLIRI I ZISIT
6.MULLIRI I REXHOVIQE
7.MULLIRI BINAK I ADIL E SHERIF URUQIT
8.MULLIRI ISLAM TUSHIT
9. MULLITI I TUTIQEVE, I GJURES, OMILIT DHE BUTKES
1o.MULLIRI I MUSOVIQE 

KISHNAPOLE

11.MULLIRI AJETIT
12.MULLIRI ISAK MEHMETIT
13.MULLRI TAHIRIT
14.MULLIRI ZEQIR TAHIRIT

NE GUMNISHTE

15.MULLIRI I PUPOVCEVE

CERNICE

16.MULLIRI I RAMUSH LIMANIT TE SMAKIQEVE
17.MULLIRI I SHEFKI MUSLIUT TE GERXHOLLEVE
18. MULLIRI I ZHIVES TE DRAGOS, KU HISE KANE PASUR OSMANI I GERXHOLLEVE DHE BABGJYSHI I MURAT HOXHES.