Gjilani s`ka vend as për varre – Azemi: Problemi është serioz, i ndjeshëm dhe urgjent

Varrezat janë vendi ku prehen më të dashurit tanë, janë vend i shenjtë për të gjallët. Hapësira e varrezave nuk është “tjetër dynja” dhe as “livadhe pa zot’.

Vendlindja është e shenjtë dhe e shtrenjtë pikërisht se aty ndodhen varret e të parëve.

Gjendja e varrezave tregon për civilizimin e një populli.

Gjilani, si komunë e pjesës lindore të Kosovës, prej kohësh po përballet me problemin e varrezave.

Ardian Azemi, qytetar dhe aktivist nga kjo komunë, thotë se problemi është serioz.

Varrezat e qytetit në Gjilan tashmë janë mbushur, madje stërmbushur. Nuk ka më vende të lira.

Ndoshta mund të gjenden edhe disa metra përskaj rrugës, nëse njerëzit i varrosim në këmbë, por jo të shtrirë.

Kjo situatë nuk është më çështje që mund të shtyhet.

Është problem serioz, i ndjeshëm dhe urgjent, që prek çdo familje, ka thënë ai.

“Mirë është me i hapë varret tani e tutje para zyrës së kryetarit, ndoshta i kujtohet se duhet me ba diçka” – ka nënvizuar Azemi.