Gjilani triumfon kundër Dritës, hap gjigant për titull

Gjilani ka triumfuar kundër rivalit të përbetuar, Dritës, me rezultat 2-0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javë së 31-të të Superligës së Kosovës në Futboll, shkruan Mediafokus.info.

Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar, ndërkohë që në të dytën, djelmoshat e Gentjan Mezanit e deshën më shumë fitoren.

Golat për vendasit i shënuan Sebino Plaku (60’) dhe Adenis Shala në minutat e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Gjilani bëri një hap gjigant në luftën për titull, pasi ka vetëm një pikë më pak se Drita që pozicionohet e para dhe një më shumë se Ballkani që, pas barazimit me Prishtinën, pozicionohet në vendin e tretë.

Përndryshe, atmosfera nuk është as për së afërmi ajo që jemi mësuar ta shohim, në mungesë të dy tifozerive të zjarrta, Intelektualëve e Skifterave, për shkak të situatës së përballjes me pandeminë COVID-19./Mediafokus.info/