Lutfi Haziri shpall ditë zie të dielën, pas vdekjes së 3 personave nga COVID-19

Gjilani ka shënuar sot ditën më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, transmeton Mediafokus.info.

Gjatë ditës kanë ndërruar jetë tre persona dhe për nder të tyre, i pari i Komunës, Lutfi Haziri, e ka shpall të dielën ditë zie.

“Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejes me #COVID19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020,  e kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/