Gjilani udhëhoqi, por nuk e përballoi sulmin e Trepçës
Gjilani ka humbur dy pikë në ndeshjen e sotme kundër Trepçës, meqë u detyrua të kënaqet me barazim edhe pse udhëhoqi mjaft herët.
Gjilani kaloi në epërsi nga penalltia në minutën 40, përmes Hajdarit, por nuk arriti ta mbajë këtë rezultat deri në fund.
Mitrovicasit arritën të barazojnë në pjesën e dytë nëpërmjet Manajt, madje kanë mundur ta bëjnë këtë edhe në disa raste tjera, por dështuan përballë portierit vendës.
Pas kësaj jave, Gjilani pritet të bjerë në pozitën e katërt, nëse Prishtina shënon fitore, por gjithsesi mbetet në grupin e katërshes kryesore për titull dhe gjithçka varet nga rrjedha e mëtejme e kampionatit.
Ndeshja u luajt së stadiumin e qytetit në Gjilan, në kuadër të javës së 23-të./mediafokus.info

