Drita vazhdon ëndrrën në Europa Conference League

Drita ka barazuar pa gola me Feyenoordin në ndeshjen e parë të rrethit të dytë në UEFA Europa Conference League.

Barazimi i jep shpresa Dritës që të vazhdojë ëndërrën e saj në UEFA Europa Conference League.

Ndeshja u zhvillua në “Fadil Vokrri” ku Drita pati përkrahjen e tifozëve, pati edhe disa raste, por sfida u mbyll me rezultat 0-0.

Gjithçka do të vendoset në sfidën e dytë, në ndeshjen kthyese, e cila zhvillohet pas një jave në Holandë dhe fituesi kalon në rrethin e tretë kualifikues ku e pret klubi zviceran Luzren.