Bunjaku: Kam ardhur te Drita për këto netë të mëdha evropiane

Flamur Bunjaku është ndarë i kënaqur me lojën dhe angazhimin e ekipit të Dritës në sfidën e sotme, përballë një skuadre që ka fituar edhe vende të para në garat ndërkombëtare.

‘Prej momentit që kam vendosur të investojë te Drita, e kam bërë për këto netë magjike si kjo e sontit në stadiumin e legjendës ‘Fadil Vokrri’.

Kam ardhur te Drita për qytetin tim dhe për netë të mëdha evropiane si kjo.

Jam shumë krenar me futbollistët, stafin teknik dhe të gjithë te Drita për këtë paraqitje madhështore ndaj një skuadre si Feyenoord që me parë ka fituar një herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë të tjera Ligën e Evropës.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për Dritën dhe qytetin, derisa ju themi tifozëve tanë, intelektualëve se ky është vetëm fillimi pasi gjëra edhe më të mëdha na presin.

Faleminderit dhe Forca Drita, ka thënë Bunajku.