Vaksina në prag të vdekjes, është vonë

Të paktën 99% e personave që vdiqën nga koronavirusi në SHBA në gjashtë muajt e fundit nuk ishin vaksinuar, ka thënë Rochelle Walensky, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Një mjek në një spital në Birmingham, Alabama, Brytney Cobia, tha se të gjithë, përveç një prej pacientëve në qendrën mjekësore Grandview nuk morën vaksinën, i tha ajo Birmingham News.

“Po pranoj njerëz të rinj dhe të shëndetshëm në spital me simptoma të theksuara të Covid-19”, shkroi Cobia në një postim në Facebook të Dielën.

“Një nga gjërat e fundit që ata bëjnë para se të intubohen është të më luten për vaksinën. Unë ua mbaj dorën dhe u them se më vjen keq, por është tepër vonë”, shtoi ajo.

Zyrtarët e shëndetit publik të Alabama kohët e fundit raportuan se 96% e Alabamianëve që kanë vdekur nga Covid që nga prilli nuk ishin vaksinuar plotësisht.

Midis njerëzve që i nënshtrohen sëmundjes vdekjeprurëse janë ata që gjithnjë e më shumë po infektohen nga varianti Delta i koronavirusit, i cili është shumë më ngjitës sesa origjinali.