Gjinekologu shqiptar dënohet me tre vite burg, pacientes ia hoqi mitrën, veshkën dhe vezoren pa arsye!
Gjinekologu Muhamed Asani para dy javësh është dënuar përfundimisht me tre vite burg, pasi gjatë një ndërhyrjeje me prerje cezariane i ka hequr mitrën, vezoren dhe veshkën pacientes Jaldz Veaposka nga Dibra.
Siç raporton “Sloboden Peçat”, Gjykata e Apelit në Manastir ka refuzuar ankesën dhe ka vërtetuar dënimin me burg për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve, përcjellë tetovasot
Gjithashtu, Gjykata e Apelit ka konfirmuar edhe dënimin shtesë për gjinekologun Asani – ndalim e ushtrimit të profesionit për pesë vite.
Gjinekologu Asani është dënuar sepse gjatë një ndërhyrjeje (lindje me operacion cezariane) te pacientja Jaldz Veaposka, ka bërë ndërhyrje të rënda dhe të pajustifikuara mjekësore.
Çka konkretisht ka ndodhur sipas raportimeve: Gjatë operacionit, pacientës i janë hequr mitra, një vezore dhe një veshkë.
Ekspertizat mjeko-ligjore kanë konstatuar se ndërhyrjet nuk kanë qenë të arsyetuara plotësisht dhe kanë shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin e saj.
Rasti është cilësuar si “vepër e rëndë kundër shëndetit të njerëzve”, sepse dëmtimi ka qenë i madh dhe i pakthyeshëm.
Gjykatat kanë vlerësuar se ka pasur lëshime serioze profesionale (neglizhencë/gabim mjekësor) gjatë trajtimit.

