Gjini: Kurti është i korruptuar, vendin e ka në burg

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vazhduar me kritikat e liderit të partisë, Ramush Haradinaj, ndaj kryeministrit Kurti.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti është i korruptuar dhe vendin e ka në burg.

“Mafia dhe të korruptuarit paguajnë përqindje të larta me i shpërla paret d.m.th. me marr keshin e me shti në bankë… dikush e nxjerr keshin prej bankës, paren e pastër, e përlyen e ato pare ose shkojnë në ryshfet ose shkojnë në financim të partive politike ose të veprimtarive të paligjshme. Kurgja nuk ka të ligjshme e që nuk mundesh me bë me kartelë të bankës”, ka thënë ai.

“Albin Kurti del në Kuvend të Kosovës e bënë përrallë sistemin e drejtësisë, opozitën, mediat, i fyen krejt që e mbrojnë… Albin Kurti është i korruptuem dhe duhet me shku në burg për shkak se po i mbron të korruptumit”, ka thënë Gjini.

Gjini ka thënë se Kurti ka mashtruar popullin, në emër të nacionalizimit të rrymës, ai ka rritur trefish koston e saj për qytetarin.

“Që ky Albin Kurti që ka thënë me nacionalizu KEDS-in ju ka rrit trefish çmimin e rrymës…me vendim të tij. Ky e mbron Nagip Krasniqin që na ka zhvat, që ky e mbron Martin Berishajn”, ka thënë Gjini.