Gjithçka është gati për fillimin e projektit të rrugës Gjilan-Kllokot

Këtu gjithçka është gati për përurimin e punimeve në projektin e rrugës Gjilan-Kllokot, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti me bashkëpunëtorë, raporton Mediafokus.info

Fillimi i punimeve në rehabilitimin e rrugës nga Kllokoti deri në Gjilan, do të bëhet në ora 11:00.

Fjalë rasti pritet të mbajnë kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanovic si dhe përfaqësuesi i EBRD-së në Kosovë, Neil Taylor.

Rehabilitimi i këtij segmenti rrugor, është në investim shumë i rëndësishëm për Gjilanin, Kllokotin dhe komujnat tjera të regjionit të lindjes. /Mediafokus.info