Policia e Kosovës ka njoftuar se gjobat në trafik, tani e tutje do të dërgohen në adresë të pronarit të automjetit.

Nga data 3 Prill 2025, Policia e Kosovës do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.

Si do të dërgohen gjobat?

Përmes Postës së Kosovës


Përmes platformës e-Kosova

Çka duhet të dini?
Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij.

Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.

Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186.
Lehtësira për qytetarët
Përfitoni -50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor!

Keni të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.
A keni shitur një automjet?Nëse nuk e keni më në pronësi një automjet, njoftoni autoritetet dhe transferoni pronësinë, për të shmangur gjobat dhe shqetësimet e panevojshme.
Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore! 
Policia e Kosovës

| Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!
NDAJENI KËTË ME TË TJERËT: