TIA: Nga nesër lejohet udhëtimi i shqiptarëve drejt Italisë për turizëm

Duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) kanë njoftuar se këto janë kushtet që duhet plotësuar:

Të gjithë pasagjerët që fluturojnë nga Shqipëria duhet të paraqesin rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit.

Kjoo vlen edhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

Fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.

Personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune ose shëndeti, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.

Pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form) ne linkun: https://app.euplf.eu.

Gjithashtu formulari duhet të jetë i printuar.

Gjatë plotësimit të formularit PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve “D”.

Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021, thuhet në njoftimin e Aeroportit.