Gjobitet dhe kthehet mbrapsht një shtetas serb në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Një shtetas serb eshte gjobitur dhe është kthyer mbrapsht në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pasi ka refuzuar udhëzimet dhe urdhërat e policisë kosovare.

PKK Dheu i Bardhë 31.03.2021 – 08:19. Është raportuar se i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë ka refuzuar udhëzimet dhe urdhëratë e zyrtarëve policor dhe është futur në territorin e Republikës së Kosovës, të njëjtit iu është shqiptuar tiketë dhe pasi ka kryer obligimet është kthyer në Republikën e Serbisë, thuhet në njoftimin e policisë kosovare.