Gjobitet vozitësi për tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Kamenicë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur të identifikojë vozitësin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Gjilan – Kamenicë në fshatin Miresh i Vogël komuna Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë, togeri Isnet Hashani ka thënë se informata, me foto, është pranuar falë bashkëpunimit me media.

Policia, e ftoi drejtuesin e mjetit, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjilan dhe ai është njohur për kundërvajtjen e shkaktuar të cilën e pranoi në tersi dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, marrja e lejes së vozitjes si masë mbrojtëse për tre muaj, 150 euro gjobë si dhe dy pikë negative, ka thënë Hashani, përmes një njoftimi për media.