Gjuajtën disa herë me armë zjarri, arrestohen dy burra në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Prishtinë, meqë të njëjtit dyshohet se kanë shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.

Gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoletë dhe një karikator, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja.

“Fshati Shkabaj, Prishtinë 12.04.2024 – 17:27. Janë arrestuar dy te dyshuari meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoletë dhe një karikator, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja. Të dyshuarit, me vendim të prokurorit lirohen, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport