482 qytetarë në rajonin e Gjilanit gjobiten për shkelje të masave anti-Covid

Gjatë një jave (18-25 maj 2021), policia e Kosovës ka gjobitur 482 qytetarë në komunat e rajonit të Gjilanit për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë“.

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga qeveria dhe institucionet shëndetësore, si pasojë e pandemisë Covid 19, në periudhën kohore 18 maj-25 maj 2021, në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit ka shqiptuar gjithsej 482 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave, ka thënë zëdhënësi, Ismet Hashani.

Policia e Kosovës i thërret qytetarët që t`i respektojnë masat që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik, në të kundërtën do të kenë konsekuenca ligjore.