Abdixhiku: Ja çka i kërkova kryeministrit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e qeverisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me çështjen e dialogut, Abdixhiku i ka dorëzuar Kurtit edhe një ofertë, ku ka theksuar se roli i SHBA-së në dialogun në mes të dy shteteve është i pakontestueshëm.

Edhe LDK-ja, sikurse dje AAK-ja ka kërkuar përfshirje të SHBA-së në këtë proces.

“Pjesëmarrja e ShBA-së është e pakontestueshme. Pa pjesëmarrje të ShBA-së në dialog nuk mund të ketë dialog. Kjo është e padiskutueshme dhe është pjesë e dokumentit që do ta merrni pas konferencës”, ka thënë Lumir Abdixhiku (LDK).