Nënkryetari i Kamenicës shpallet i pafajshëm për ‘Range Rover’

Nënkryetari i Kamenicës, Faton Jakupi është shpallur i pafajshëm nga akzua për mos deklarimin e një “Range Rover”.

Jakupi ishte i akuzuar për veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Ramiz Azizi, nuk është vërtetuar se i akuzuari Jakupi e ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.