Gjukanoviq nuk arrin fitore në rundin e parë, duhet rund balatozhi
Kandidati për president të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, fitoi 36.6 për qind sipas parashikimeve paraprake të rezultateve të CeMI bazuar në 46.2 për qind të mostrës së përpunuar, shkruan vijesti.me
Në zgjedhjet më të rëndëishme në vitet e fundit në Mal të Zi, sipas rezultateteve të para, do të duhet edhe një raund i dytë pasi që askush nuk ka arritur që të fitojë mbi 50% të votave.
Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviq fitoi 26,8 për qind, Fronti Demokratik Andrija Mandiq 20 për qind, Mali i Zi Demokratik Aleksa Beçiq 11,7 për qind.
Kandidatja e SDPA-së Draginja Vuksanović Stanković fitoi 2.8 për qind, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Danilović 1.3 për qind dhe ndikuesi Jovan Radulović Jodžir 0.8 për qind.

