Plagoset me thikë një 18-vjeçar, transportohet në spital

Një 18-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 dhe është transportuar në spital.

I plagosuri është identifikuar si Klajdi Gjergji nga fshati Sanxhak i Kurbinit, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se i riu është plagosur në gjoks dhe brinjë pas një konflikt të çastit, shkruan panorama.al

Autori u arrestua nga policia rreth dy orë pas ngjarjes.

“Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:00 ,në rrugën fshatit Sanxhak, Kurbin është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e Policisë Kurbin dhe të DVP Lezhë, cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin A.L., cili ishte larguar nga vendngjarja”, thote policia.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.