Pireva: Forumi i Gruas në Gjilan na dha mbështetje të fuqishme

Kandidati për deputet në listën e LDK-së, Avdi Pireva, ka marrë pjesë në një tubim të Forumit të Gruas në Gjilan, ku bashkë me kandidatët tjerë kanë marrë mbështetje të fuqishme.

“Pata kënaqësinë dhe nderin që të jem në mesin e tyre. Para të pranishmeve, në fjalimin tim e citova Gjeneralin De Gol: “Topi në luftë e gruaja në shtëpi i hesht të gjithë”.

Derisa, Angelina Joli ka thënë: “Gruaja shpesh e bënë vetëm një lëshim, kur e harron se sa vlerë ka ajo”.

Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson dhe e fuqizon vlerën e gruas, kontributin e tyre.

Angazhimi juaj në këto zgjedhje është i rëndësisë së veçantë.

LDK do të ketë hapësirë e vend të merituar për fuqizimin e rolit të gruas në të gjitha proceset në ndërtimin e shtetit”, ka thënë ai.

Avdi Pireva 68✅