Tigrat arratisen nga kopshti zoologjik, izolohet një qytet i tërë

Një roje në kopshtin zoologjik në ishullin Borneo është vrarë, pasi dy tigra të rrallë Sumatran u arratisën. 47-vjeçari u gjet i vdekur afër derës kryesore me plagë kafshimesh në trup.

Tigrat 18 muajsh arritën të largoheshin pasi rrëshqitja e dheut e shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në zonë, dëmtoi kafazet e tyre.

Arratisja e kafshëve të egra shkaktoi shumë trazira në qytetin Singkaëang pasi atraksionet turistike u mbyllën dhe banorët u urdhëruan të qëndronin në shtëpi.

Tigrat Sumatran janë specie në zhdukje dhe ruhen me fanatizëm pasi besohet se kanë mbetur vetëm më pak se 400 prej tyre.