Gjykata merr vendim për personin që e sulmoi gazetarin Valon Syla

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë kërkesën nga Prokuroria Themelore duke i caktuar masë paraburgimi Bashkim Jupës, personi që sulmoi fizikisht gazetarin Valon Syla.

Burime të Metros brenda Prokurorisë Themelore kanë konfirmuar se Jupa do qëndroj në paraburgim për një muaj (30 ditë).

Jupa kishte sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla, dhe më pas ishte dorëzuar në polici.

Sulmi kishte ndodhur me 22 dhjetor, në qendër të kryeqytetit, derisa ende nuk dihen motivet e këtij sulmi që u dënua nga organizata të ndryshme, institucione dhe përfaqësues të lartë politik.