Gjykata në Gjilan kthehet në kapacitete të plota pune

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se është rikthyer në kapacitete të plota punë, pas një periudhe reduktimi, shkaku i pandemisë dhe zbatimit të masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

“Gjykata Themelore në Gjilan, së bashku me Degët në Viti, Kamenicë e Novobërdë, nga sot ka filluar punën me gjithë stafin dhe orarin e plotë, nga ora 8:00-16:00. Andaj, kërkojmë nga palët që të jenë të pajisur me maska, të mbajnë distancën dhe të përdorin dezinfektuesit që gjenden brenda objektit të Gjykatës, sipas rekomandimeve të Institutit të Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./mediafokus.info/