Gjykata Speciale konfirmon operacionet në Prishtinë, detajet jepen më vonë
Gjykata Speciale e ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Prishtinë, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se informacionet më të detajuara do të jepen më vonë.
Ndryshe, sot në ora 6:00, forca të shumta të Njësisë Speciale të EULEX, ia kanë shkuar në shtëpi ish-kryekuvendarit dhe ish-zëdhënësit të UCK’së, Jakup Krasniqi./Mediafokus.info/

