Stresi: Jam infektuar dy herë me koronavirus

Stresi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike kohëve të fundit, shkaku se ishte infektuar me koronavirus dhe madje ai ka thënë se është infektuar dy herë.

“Një herë besoj jam infektuar kur isha në një koncert me grupin në Greqi. Ishim atje dhe kishim simptomat, por kështu jemi si grup ne, i kalojmë gjërat pa bërë shumë zhurmë. Nuk u thamë as prindërve. Për të mos i bërë merak e kështu.

Ndërsa hera tjetër ishte tani, pata të njëjtat simptoma. Por që tani jam mirë, dhe kam bërë dhe tamponin dhe kam dalë negativ,” tha Stresi.

Tashmë reperi është shëndoshë e mirë, madje na befasoi të gjithëve me deklaratën e fundit për partneren e tij Keisin, pasi tregoi se në fakt ata s’janë ndarë kurrë, pavarësisht lajmeve lart e poshtë në media e rrjete sociale.