Gjykata vendos: Nga një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve
Tre të dyshuarit për organizimin dhe vrasjen e Liridona Murselit, u paraqitën të dielën para Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Gjykata ua caktoi masën e paraburgimit prej një muaji bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit, i dyshuar për organizim të vrasjes, G.P, i dyshuar se kreu vrasjen dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Para gjykatës u organizua një aksion kundër dhunës ndaj grave, ndërkohë që për të martën, më 5 dhjetor u thirr protestë në Prishtinë.

