Gjyqi në Hagë vazhdon sot me fjalën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit

Sot fjalën e saj në gjyqin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-se do të thotë mbrojtja e Jakup Krasniqit, në seancën e cila do të fillojë në orën 09:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Mbrojtës të Krasniqit janë: Venkateswari Alagendra (Mbrojtëse), Eidën Elis dhe Viktor Bëjeshu (Bashkëmbrojtës).

Bazuar në kalendarin e Dhomave të Specializuara, seancat në rastin “Thaçi e të tjerët” do të vazhdojnë edhe me 5 prill, pastaj me 11, 12, 13 dhe 17, 18, 19 e 20 prill.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.