Gjyqtarët ia marrin fitoren Florian Markut, e shpallin barazim meçin

Kushdo që e ka parë duelin në mes boksierit shqiptar Florian Marku dhe atij britanik Jamie Stewart, ka qenë i bindur për fituesin absolut, por gjyqtarët kanë vendosur për barazim.

Marku e ka dominuar kundërshtarin e tij Stewart për gjatë tetë raundeve të zhvilluara, si dhe i bëri knock-down në raundin e dytë.

Megjithatë, gjyqtarët e kanë cilësuar meçin si barazim gjë që e ka lënë boksierin shqiptar shumë të zhgënjyer.