Gjyqtari i Gjkaytës Themelore në Gjilan, Agim Ademi arrin moshën e pensionimit
Agim Ademi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka arritur moshën e pensionimit.
Kolegët dhe stafi administrativ i Gjykatës i kanë uruar shëndet dhe mbarësi në jetë gjyqtarit Ademi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.
Agim Ademi, në vitin 2006 u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale të Gjilanit, ku punoi deri në vitin 2012.
Nga viti 2013 mori detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, ndërsa nga nëntori i vitit 2015 kaloi gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda, ku ka qenë edhe shef i Departamentit.
Ademi ka punuar më parë sekretar në Fakultetin e Edukimit në Gjilan, nga viti 1997 deri ne 2006.

