Gjyshi Miftar luftoi kundër ferexhesë dhe prapambeturisë para një shekulli
Miftar Miftari (1909-1978) nga Zarbica e Bujanocit, ka ndërruar jetë para 47 vitesh, në ditën e flamurit, ndërsa është varrosur të nesërmen. Ai kujtohet si një burrë me vizion dhe ide përparimtare.
Miftari ishte rritur në frymën dhe inspiruar në luftërat e lavdishme të kohës së tij. Që në rini, ai ishte treguar tepër largpamës dhe mbahet mend për vepra të mira dhe gjeste humane. Ishte angazhuar dhe kishte kontribuar edhe në pajtimin e ngatërresave e gjaqeve të ndryshme, thotë nipi i tij, Refik Hasani.
‘I dhënë kundër prapambeturisë, për flakjen e dukurive e dokeve të vjetra si heqjen e ferexhesë dhe perdes, njihet iniciator e kontribuues në ndërtimin e objektit të shkollës paralel të ndara fizike në Mahallën Litesh të Zarbicës.
Në bazë të dëshmive të katër djemve të tij dhe nipave e mbesave të shumta, por edhe bashkëfshatarëve që tregojnë shumë ngjarje se gjyshi Miftari bashkë me Doktor Ilaz Selimin dhe me disa bashkëpunëtorë konsiderohen që kanë iniciuar dhe kanë kontribuar në rregullimin e rrugës Muhoc-Zarbicë, që ishte një e arritur e madhe për gjithë Malësinë.
Gjatë tërë jetës së tij u angazhua, ishte i pajisur me ide, guxim dhe ishte orator që fliste para tubimeve të kësaj ane. Ai pas veti la shumë fjalë, iniciativa që janë bartur deri në ditët e sotme.
Përkundër disa viteve që kanë shkuar, veprat dhe personaliteti i gjyshit do të mbesin, jetojnë e do t’i ruajmë me krenari, mbi të gjitha dituria dhe virtyti i gjyshit Miftar.
Për mua si nip i tij dhe gjithë familjen e gjerë do mbetet udhërrëfyes dhe gjithë brezat, angazhimi dhe kontributi për Malësinë na gëzon dhe ndihem krenar me kontributin e dhënë, nga pasardhësit, gjithmonë në kujtime tona do jetë.
Më datë 28 Nëntor 1978, ka vdekur dhe ditën e nesërme është varrosur gjyshi im, me një pjesëmarrje të madhe, në nderim të jetës dhe veprës së tij”, ka përfunduar nipi Refik (Azem) Hasani./Mediafokus.info

