Gjyshi Miftar luftoi kundër ferexhesë dhe prapambeturisë para një shekulli

Miftar Miftari (1909-1978) nga Zarbica e Bujanocit, ka ndërruar jetë para 42 vitesh, në ditën e flamurit, ndërsa është varrosur të nesërmen. Ai kujtohet si një burrë me vizion dhe ide përparimtare.

Miftari ishte rritur në frymën dhe inspiruar në luftërat e lavdishme të kohës së tij. Që në rini, ai ishte treguar tepër largpamës dhe mbahet mend për vepra të mira dhe gjeste humane. Ishte angazhuar dhe kishte kontribuar edhe në pajtimin e ngatërresave e gjaqeve të ndryshme, thotë nipi i tij, Refik Hasani.

‘I dhënë kundër prapambeturisë, për flakjen e dukurive e dokeve të vjetra si heqjen e ferexhes dhe perdes, njifet inciator e kontribuesi në ndërtimin e objektit të shkollës paralel të ndara fizike në Mahallën Litesh të Zarbicës.

Në bazë të dëshmive të katër djemëve të tijë dhe nipave e mbesave të shumta, por edhe bashkëfshatarëve që tregojn shumë ngjarje se gjyshi Miftari bashkë me Doktor Ilaz Selimin dhe me disa bashkëpunëtorë konsiderohen që kanë incuar dhe kan kontribuar në rregullimin e rrugës Muhoc-Zarbicë, që ishte një e arritur e madhe për gjithë Malësinë.

Gjatë tërë jetës së tij u angazhua, ishte i pajisur me ide, guxim dhe ishte orator që fliste para tubimeve të kësaj ane. Ai pas veti la shumë fjalë, inciativa që janë bartur deri në ditët e sotme.

Përkundër disa viteve që kanë shkuar, veprat dhe personaliteti i gjyshit do të mbesin, jetojnë e do t’i ruajmë me krenari, mbi të gjitha dituria dhe virtyti i gjyshit Miftar.

Për mua si nip i tij dhe gjithë familjen e gjërë do mbetet udhërrëfyes dhe gjithë brezat, angazhimi dhe kontributi për Malësinë na gëzon dhe ndihem krenar me kontributin e dhënë, nga pasardhësit, gjithmonë në kujtime tona do jetë.

Më datë 28 Nëntor 1978, ka vdek dhe ditën e nesërme është varrosur gjyshi im, me një pjesëmarrje të madhe, në nderim të jetës dhe veprës së tij”, ka përfunduar nipi Refik (Azem) Hasani./Mediafokus.info