Gjysma e qytetit pa rrymë, përfshirë Spitalin dhe Komunën

Sot mëngjesin e hershëm, Tetova është zgjuar pa rrymë.

Siç mëson TS, një bllok i madh duke përfshirë Spitalin e Tetovës dhe Komunën janë pa rrymë.

Komuna i ka lëshuar punëtorët ndërsa spitali punon në kushte ekstreme pa rrymë.

Nga EVN nuk kanë paralajmëruar, bizneset janë ankuar deri tek EVN ata thonë se lajmërimi ka qenë i publikuar në webfaqen e tyre.

Bizneset e vogla sapo kanë ndezur agregatët.