Pas përplasjeve në Kuvend, Albulena Haxhiu lëshon sallën e Kuvendit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas përplasjeve me opozitën ka lëshuar sallën e Kuvendit, shkruan Insajderi.

Haxhiu ka akuzuar Abelard Tahirin e PDK-së e Arben Gashin e LDK-së se po dezinformojnë qytetarët duke thënë se nuk ka gjyqtarë, prokuror e asamblesitë në Veri të vendit.

Pas kundërpërgjigjes së Haxhiut, fjalën e ka marrë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili me të marrë fjalën i është drejtuar Haxhiut me “e nderuar ministre e sanksionuar e SHBA-ve”, duke vazhduar tutje me kritikat ndaj ministres.

Përderisa Tahiri vazhdonte fjalimin, kamera ka kapur momentin se si ministrja del lëshon sallën, pas një bisede të shkurt me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.