Glauk Konjufca emëron këshilltar për media gazetarin e njohur

Gazetari Feim Tahirsylaj është emëruar këshilltar për media në kabinetin e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Lajmin e ka konfirmuar vet ai nëpërmjet një postimi në Facebook, derisa është zotuar se do të punojë për siç thotë ai, ditë e natë.

“Është nder dhe respekt i veçantë për mua, që me përgatitjen dhe përvojën time profesionale, t’i shërbej me përulësi dhe dinjitet shtetit tim – Republikës së Kosovës. I jam shumë mirënjohës dhe falënderues z.Glauk Konjufca për besimin e dhënë”, ka shkruar ai.

“Të nderuar miq, Sot jam emëruar këshilltar për media në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit njëherësh dhe u.d. President i Kosovës, z.Glauk Konjufca. Është nder dhe respekt i veçantë për mua, që me përgatitjen dhe përvojën time profesionale, t’i shërbej me përulësi dhe dinjitet shtetit tim – Republikës së Kosovës. I jam shumë mirënjohës dhe falënderues z.Glauk Konjufca për besimin e dhënë. Zotohemi se do të punojmë ditë e natë për të çuar në vend vullnetin plebishitar të sovranit. Bashkë na priftë e mbara!”, ka shkruar Tahirsylaj.