Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës.

Konjufca ka marrë 75 vota, kundër kanë qenë 27, ndërkaq 6 deputetë kanë abstenuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka votuar Konjufcën për kryetar, duke u krijuar një paqartësi e ndarjes së pozitave për bashkëqeverisje, duke e ditur faktin se partia e Isa Mustafës e ka kërkuar në vazhdimësi këtë pozitë, sikurse edhe atë të presidentit të Republikës.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse do të ketë koalicion mes LVV dhe LDK, apo vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme./MediaFokus/