Godeni, fshati që shtrihet në dy komuna

Historia e pa eksploruar e fshatit Goden, ka nxitur kurreshtjen rreth të dhënave dhe informatave sa më objektive dhe të sakta për këtë vendbanim.

Nexhat Hajrullahu thotë se monografia për Godenin, e botuar para disa viteve, ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë hulumtime rreth historikut të fshatit.

Vendbanimi i tanishëm i Godenit të Vogël dhe të Madh, shtrihet në dy komuna, njëri në komunën e Gjilanit dhe tjetri në komunën e Vitisë.

Por toponimet e ndryshme, si kjo e varrezave të godenve në Vrapçiq dhe në Stançiq, tek livadhet e godenve, si dhe të dhenat rreth një vendqendrimi të përkohshëm të godenasve në Nasalë, zgjon edhe interesimin dhe nevojën për analiza arkeologjike të ekspertëve për historinë e vendbanimeve tona.

Në bazë të historikut të Xhamisë së fshatit Goden, ajo daton nga viti 1490.

Toponimet në Vrapqiq, si: Lluga e Kishës dhe Kolibet e thive, nxjerr nevojën për hulumtime rreth vendbanimeve dhe nxjerrja e të vërtetave historike, pa pasur nevojë t’i jipet ngjyrim fetar apo ngarkesa tjera politike./Mediafokus.info