Godit me veturë viktimat, arrestohet një person

Një person është arrestuar nga Policia në Fushticë të Poshtme, Gllogoc pasi ka goditur me veturë një tjetër automjet në të cilin ndodheshin dy meshkuj dhe një femër.

Si pasojë e goditjes, viktimat janë hedhur jashtë rrugës dhe më pas i dyshuari ka goditur duke u shkaktuar lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.