Goditet aeroporti ushtarak ukrainas në jug të Kievit
Një aeroport ushtarak ukrainas në jug të Kievit është goditur nga raketat ruse.
Kryebashkiaku i Vasylkiv, ka thënë se sulmi shkatërroi pistën dhe një depo karburanti, si dhe shkaktoi shpërthime në një dyqan municionesh.
Edhe qyteti verior i rrethuar i Chernihiv ka parë granatime intensive. Ndërkohë, nëqytet nuk ka furnizim me ujë dhe disa pjesë të tij nuk kanë energji elektrike.

