Goditet për vdekje këmbësori
Një këmbësor në Istog është goditur për vdekje, pas një aksidenti mes dy veturave, njofton policia.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Bellopojë, Istog 23.02.2022 – 14:45. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit një mashkull kosovar- këmbësor, i cili kishte qenë në trotuar ishte goditë nga njëri automjet dhe ka ndërruar jetë vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Lëndime trupore kanë pësuar edhe dy ngasësit e automjeteve të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy ngasësve iu është lëshuar vendimi mbi ndalimin policor, ku njëri prej tyre gjendet në spital nën mbikëqyrje të policisë, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

