Goditet për vdekje këmbësori në Zubin Potok
Një person ka humbur jetën si këmbësor në një aksident trafiku në Zubin Potok, derisa drejtuesi i veturës është arrestuar.
Zubin Potok 28.12.2020-20:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij, dyshohet nga pakujdesia ka godit një këmbësor mashkull kosovar. Viktima ka vdekur në vendngjarje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion, ndërsa i dyshuari në mbajtje.

