Një 30 vjeçar gjendet i vdekur në vendin e tij të punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një person ka vdekur në vendin e tij të punës.

Prizren  25.08.2023 – 15:00-21:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një objektit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtorë ndërtimi në kompani. Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndersa rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisē.

Viktima është person i moshës rreth 30 vjeçare.

Me urdhër të prokurorit është hap rast “Hetim i vdekjes”.