Goditet për vdekje një 70-vjeçar në Dragash
Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një automjet, derisa vozitësi është arrestuar nga policia.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, i cili tha se i dyshuari është arrestuar.
Policia gjendet në vendin e ngjarjes, ndërkaq nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Dragash eshte konstatuar vdekja e 70-vjeçarit. (foto arkiv)

