Goditet për vdekje një këmbësor në Malishevë

Një këmbësor ka vdekur mbrëmë në fshatin Kijevë të Malishevës, pasi është goditur nga një veturë me targa vendore. 

Me vendim të prokurorit, shoferi është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/ Fsh. Kijevë, Malishevë 19.02.2022 – 21:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, dhe duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë godet këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se si pasoj e lëndimeve të marra trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. (foto arkiv).